Mbyllja e aeroportit të Heathrow mund të zgjasë për një javë?

Mbyllja e aeroportit të Heathrow të Londrës mund të zgjasë deri në një javë përpara se të kthehet në normalitet. Kjo sipas Paul Charles, CEO i PC Agency, një konsulencë kryesore udhëtimi me qendër në Londër. “Unë do të prisja që (Heathrow) deri nesër të kishte pak energji në qarkullim, por sa më gjatë të…

Bota

21/03/2025 17:13

Mbyllja e aeroportit të Heathrow të Londrës mund të zgjasë deri në një javë përpara se të kthehet në normalitet.

Kjo sipas Paul Charles, CEO i PC Agency, një konsulencë kryesore udhëtimi me qendër në Londër.

“Unë do të prisja që (Heathrow) deri nesër të kishte pak energji në qarkullim, por sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më shumë rriten kostot, aq më shumë ndërprerje për pasagjerët, natyrisht, dhe do të prisja që të kalonte një javë me këtë ritëm përpara se gjërat të kthehen në normalitet”, tha Becky për CNN.

Charles vlerësoi kostot prej 25 deri në 35 milionë dollarë humbje për linjat ajrore të prekura nga mbyllja e aeroportit.

Shpenzimet përfshijnë aeroplanët jashtë vendit, karburantin shtesë të nevojshëm për të lëvizur aeroplanët dhe ekuipazhin, plus kosto shtesë për pasagjerët duke përfshirë marrjen me qira të makinave dhe akomodimin shtesë në hotel, detajoi Charles.