Mbahet edicioni i 13-të i Panairit Tradicional Veror në Deçan, promovohet zhvillimi i turizmit në Kosovë

Edhe këtë vit është mbajtur Panairi Tradicional Veror në komunën e Deçanit. Për 13 vite me radhë ky panair është kthyer në traditë të qytetit. Data 28 dhe 29 qershor kanë qenë të mbushura me aktivitete në kuadër të këtij organizimi. Me datë 28 qershor, është organizuar tryezë shkencore me temë “Turizmi në Deçan”, e…

Lajme

30/06/2024 16:52

Edhe këtë vit është mbajtur Panairi Tradicional Veror në komunën e Deçanit.

Për 13 vite me radhë ky panair është kthyer në traditë të qytetit.

Data 28 dhe 29 qershor kanë qenë të mbushura me aktivitete në kuadër të këtij organizimi.

Me datë 28 qershor, është organizuar tryezë shkencore me temë “Turizmi në Deçan”, e më pas për të vazhduar në hapjen e panairit i cili po synon promovimin e vendeve turistike të qytetit.

Në këtë panair kanë qenë 40 tenda në të cilat qytetarët e Deçanit por edhe më gjerë kanë pasur mundësinë të promovojnë punën e tyre e cila ndikon në zhvillimin e turizmit të vendit.

Dita e parë e Panairit ka përfunduar me një koncert madhështor në qendër të qytetit ku kanë marrë pjesë yje të estradës shqiptare, për të vazhduar kështu në ditën tjetër dhe të fundit të panairit e cila është zhvilluar në një ndër bjeshkët më të bukura të qytetit, atë të Roshkodolit.

Pjesëmarrësit në këtë panair duke ecur në këtë bjeshkë kanë pasur mundësinë të shijojnë natyrën e bukur të Komunës së Deçanit.

Edicioni i 13-të i Panairit Tradicional Veror në Deçan është organizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim e komunës së Deçanit, nën patronatin e kryetarit Bashkim Ramosaj.

Foto nga Panairi Tradicional Veror: