Loja me litar dhe debati i Luizit me Arbanën, reagon ish-fituesi i BBA: Produksioni mos t’na bëj budalla

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj, ka reaguar pas debatit të sotëm në Big Brother VIP Albania. Përmes një story në Instagram, Veseli ka deklaruar  se produksioni mund të bëj rregullat, por edhe ata vetë kanë deklaruar se “Luizi i ka dhënë avantazh ekipit të vet”, shkruan lajmi.net. “Ok, produksioni ti bëj rregullat,…

ShowBiz

25/02/2023 23:57

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj, ka reaguar pas debatit të sotëm në Big Brother VIP Albania.

Përmes një story në Instagram, Veseli ka deklaruar  se produksioni mund të bëj rregullat, por edhe ata vetë kanë deklaruar se “Luizi i ka dhënë avantazh ekipit të vet”, shkruan lajmi.net.

“Ok, produksioni ti bëj rregullat, por neve mos t’na bëj budalla e…?! E kanë thënë edhe vet që ‘Luizi i dha avantazh ekipit të vet’, tani që ju ndajeni mendjen mes vete se ne n’rregull jemi”, ka shkruar Veseli.

E gjithë kjo erdhi pas debatit që Luiz Ejlli pati me moderatoren Arbana Osmani, e cila i njoftoi se grupi në të cilin ai bënte pjesë gjatë sfidës me litar gjatë javës, do të shkonte automatikisht në nominim, shkruan lajmi.net.

Luizi ka kundërshtuar Arbanën duke thënë se është e padrejtë ajo çfarë po bën produksioni.

“Unë kam pyetur çfarë ndodh nëse e heq litarin dhe më kanë thënë se i jep avantazh lojtarit tjetër. Në zarf nuk është përmendur askund nominimi, por imuniteti për grupin tjetër. Është e padrejtë”, ka thënë Luizi.

Në anën tjetër, Arbana ka thënë se Luizi dhe të tjerët nuk i kanë kuptuar rregullat që janë shkruar në zarf.

“Rregullat nuk i caktoni ju por Vëllai i Madh, andaj nuk e keni kuptuar mirë zarfin”, ka deklaruar shkurt Arbana. /Lajmi.net/