LDK pas Raportit të Progresit: Rezultatet janë si pasojë e paaftësisë së qeverisë aktuale, thekson nevojën urgjente për ndryshim

Pas publikimit të Raportit të Progresit nga Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë Lidhja Demokratike e Kosovës e cila tha  se ky raport nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim. Këto kritika LDK  i ka bërë në Facebook ku është shprehur se ky raport thekson situatën ekonomike të…

Lajme

30/10/2024 19:23

Pas publikimit të Raportit të Progresit nga Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë Lidhja Demokratike e Kosovës e cila tha  se ky raport nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim.

Këto kritika LDK  i ka bërë në Facebook ku është shprehur se ky raport thekson situatën ekonomike të Kosovës që e sheh si ngecje në këtë fushë.
”Raporti i Progresit për vitin 2024 nga Komisioni Evropian i publikuar sot, nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim. Raporti gjithashtu e thekson qartë situatën ekonomike në Kosovë—“ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme”,
Tutje LDK thotë se këto rezultate janë si pasojë e paaftësisë së qeverisë.
”Ndërsa këto janë rezultatet e paaftësisë së qeverisë aktuale; fokusi ynë do të jetë në krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja në vend, në mënyrë që kosovarët të mos detyrohen të largohen”, thuhet në postimin e LDK-së./Lajmi.net/