Kush gatuan për ushtarët e FSK-së? Çka ndodhi me konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes i hapur para 7 muajsh
Ministria e Mbrojtjes para 7 muajsh kishte publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku Ministria dha detajet për pozitat e këtij konkursi. Sipas dokumenteve të konkursit ministria e FSK-së kërkuan 25 kuzhinierë,…

Lajme
Ministria e Mbrojtjes para 7 muajsh kishte publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku Ministria dha detajet për pozitat e këtij konkursi.
Sipas dokumenteve të konkursit ministria e FSK-së kërkuan 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 42 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.
Konkursi ishte i hapur për aplikim deri me datën 24.10.2024, por me t’u mbyllë konkursi nuk u bë asgjë publike se a u vendos se kush do të gatuante për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmi.net tashmë ka marr një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes rreth këtij konkursi publik, që rezulton se tashmë ka staf të mjaftueshëm që është në dispozicion për ta përgatitur ushqimin për ushtarët.
“Konkursi ka qenë publik dhe i hapur për 15 ditë, duke u mundësuar aplikimin të gjithë kandidatëve që i plotësonin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs. Përgatitja dhe shpërndarja e ushqimit realizohet nga personeli i kuzhinës i pranuar përmes konkursit publik. Konkursi ka qenë i hapur nga data 10 deri më 24 tetor 2024, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së ushqimit për pjesëtarët e FSK-së”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes për lajmi.net.
Tutje, nga Ministria thonë se konkursi ishte i hapur për gjithsej 106 pozita në kuzhinë përfshirë kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë, shpërndarës ushqimi dhe pastrues enësh. Nga ky numër, 97 kandidatë i kanë plotësuar kushtet dhe janë pranuar si staf i kuzhinës.
Po ashtu bëhet e ditur se do së shpejti do të hapet edhe një konkurs i ri publik me qëllim mbushjen e numrit të stafit për nevojat operative.
“Përmes këtij konkursi janë kërkuar gjithsej 106 pozita në kuzhinë (përfshirë kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë, shpërndarës ushqimi dhe pastrues enësh). Nga ky numër, 97 kandidatë i kanë plotësuar kushtet dhe janë pranuar si staf i kuzhinës. Aktualisht jemi në përpjekje për të shtuar personel shtesë për të përmbushur nevojat operative, përmes një konkursi pasues publik, i cili është në proces e sipër”, thonë nga Ministria.
Çështja e ushqimit të ushtarëve të FSK-së ka qenë ndër temat më të diskutuara muajt që lam pas, e para, për cilësinë e dobët e edhe për shkak të skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kishte deklaruar se që nga viti 2015 furnizimi është bërë në mënyrë emergjente dhe në minutën e fundit, çka ka krijuar hapësira për keqpërdorim.
“Njëra ndër qëllimet kryesore që ka qenë edhe i vendosur në programin e LVV-së, ka qenë që të krijohet sa më shumë vetë qëndrueshmëri në ushtri. Vetëqëndrueshmëria në ushqim është bazike për funksionin dhe për operacionalitetin e FSK-së”.
Prandaj përmes këtij koncepti, përveç që do të kursejmë para, do të kemi një siguri në aspektin e furnizimit të njësiteve tona me ushqim, dhe do të kemi një mos-varësi për elementet bazike nga operatorët që nuk do të ishte e keqe në gjendje normale por nuk mund të planifikohet që të bëhet kur kemi operacione dhe luftime…”, pati deklaruar ai.
Kujtojmë se Ejup Maqedonci, me 18.09.2024, kishte nënshkruar tenderin për ushqim në vlerën prej 2,149,000./Lajmi.net/