Ish-kryenegociatorja Tahiri: Kurti proklamon sovranitet në veri për ta bërë Asociacionin
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në lidhje me situatën në veri, duke e cilësuar si një strategji për të fshehur dështimet dhe për të realizuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Tahiri theksoi se gjendja në terren në veri është e kundërta e asaj që pretendohet nga qeveria.…
Lajme
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në lidhje me situatën në veri, duke e cilësuar si një strategji për të fshehur dështimet dhe për të realizuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Tahiri theksoi se gjendja në terren në veri është e kundërta e asaj që pretendohet nga qeveria.
Ajo ngriti pyetje për faktin se si mund të flitet për sovranitet kur, sipas saj, në veri është krijuar një strukturë terroriste si ajo e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Gjendja në terren është me zero sovranitet. E para në qoftë se qeveria ka shtri sovranitetin, ashtu e pohojnë, e kemi policinë – pavarësisht se aty është NATO më mbrojt – çka ndodhi, nëse ka sovranitet, si ndodhi me iu kriju struktura terroriste midis veriut në Banjskë, si ndodhi? Kur ke sovranitetin, je shtet, nuk të ndodh para syve strukturë terroriste. Ani kush, një kryeterrorist, që pastaj doli që ai dhe pushteti, pra Qeveria paskan qenë në koordinim… ekziston një histori e bashkëpunim e VV-së me kryeterroristin”, ka deklaruar Tahiri në RTV Dukagjini.
Ajo e cilësoi mungesën e sovranitetit si rezultat të humbjes së kontrollit nga Qeveria Kurti – për dallim sipas saj, nga qeveritë e kaluara – duke shtuar se kryeministri po përdor këtë situatë për të forcuar narrativen e tij për patriotizëm.
Sipas Tahirit, Kurti po e përdor proklamimin e sovranitetit në veri për të maskuar mungesën e rezultateve konkrete dhe për të realizuar obligimet ndërkombëtare lidhur me Asociacionin.
“…Erdhi Kurti e humbi sovranitetin. Sepse meqenëse duhej ta pranonte Asociacionin, këtij i duhej të përdorë karta për veriun. Të ngritë tensione, e dinte që s’ka rrezik se është NATP. Po të mos ishte NATO s’ka mund lehtë mi ngrit tensionet. I ngrinte tensionet, që në ato tensione para militantëve të vetë të thotë ‘ja unë jam ai patrioti, i bëj këto punë’. Ndërkaq jashtë syve të popullit e militantëve e ka bërë Asociacionin. Veç që se ka çuar në Gjykatë Kushtetuese. Me bë me çu merret vesh. Deri aty e ka pru draftin krejt i ka bërë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.