Kurti: Vetëm ata që s’i dojnë familjet e veta, dhe fëmijët e vet, mujnë mos me votu për Vetëvendosjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit edhe kandidat për kryeministër nga LVV ka mbajtur sot takimin e radhës elektoral në qytetin e Lipjanit. Nga aty ai i “godet” edhe njëherë të gjithë ata që nuk e votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan lajmi.net. Ai tha se vetëm ata që nuk i duan familjet e fëmijët e tyre…

Lajme

02/02/2025 19:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit edhe kandidat për kryeministër nga LVV ka mbajtur sot takimin e radhës elektoral në qytetin e Lipjanit.

Nga aty ai i “godet” edhe njëherë të gjithë ata që nuk e votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Ai tha se vetëm ata që nuk i duan familjet e fëmijët e tyre nuk e votojnë partinë e tij.

“Pra, vetëm ata të cilët nuk i dojnë familjet e veta, dhe fëmijët e vet, ata mujnë mos me votu për Vetëvendosjen dhe me votu për vete. Por, nëse i dojnë familjet e veta, fëmijët e vet, prindërit e vet, prap edhe ata duhet me votu për Vetëvendosjen”, tha Albin Kurti.

Që nga fillimi i fushatës e gjithashtu edhe sot, Kurti po vazhdon të jap deklarata të çuditshme në tubimet e tij elektorale.