Kurti: Materiali arkivor që u gjet në Veri i takon viteve 1943-2000, pas përpunimit do të përdoret për qëllime hulumtuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth materialit arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri e që tashmë është transferuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook tha se ky aksion erdhi si shkas i bashkëpunimit efikas ndërmjet Policisë…

Lajme

12/09/2024 11:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth materialit arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri e që tashmë është transferuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook tha se ky aksion erdhi si shkas i bashkëpunimit efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Po ashtu i pari i Qeverisë tha se materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese.

“Bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese”, shkroi Kurti. /Lajmi.net/