KRU Prishtina njofton se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër nuk do të kenë ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, deri nesër nuk do të ketë ujë. KRU Prishtina ka thënë se kjo ndodh për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi dhe se natyra e dëmtimit sipas tyre është e thellë. “Ju njoftojmë se për shkak të rrjedhjes…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, deri nesër nuk do të ketë ujë.
KRU Prishtina ka thënë se kjo ndodh për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi dhe se natyra e dëmtimit sipas tyre është e thellë.
“Ju njoftojmë se për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi/ rruga kryesore, jemi detyruar të ndërmarrim hapa konkret në sanimin e gjendjes. Uji është ndërprerë në rrugën ” Muharrem Fejza”. Natyra e dëmtimit është më e thellë. Andaj, për shkak të kësaj ndërlikueshmërie të rastit, ekipet teknike do vazhdojnë ditën e nesërme me punime. Një pjesë e rrugës” Muharrem Fejza” deri nesër mbesin pa ujë”, thuhet në njoftim.