Kroos për të ardhmen e tij: Do t’ju njoftoj shumë shpejt

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij. Kroos ka kontratë me skuadrën mbretërore deri në qershor të këtij viti, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur. Kohëve të fundit po përflitet që gjermani mund të mos vazhdojë kontratën, pasi thuhet se po mendon seriozisht pensionim nga futbolli. Në…

Sport

12/02/2023 12:25

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Kroos ka kontratë me skuadrën mbretërore deri në qershor të këtij viti, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur.

Kohëve të fundit po përflitet që gjermani mund të mos vazhdojë kontratën, pasi thuhet se po mendon seriozisht pensionim nga futbolli.

Në intervistat e tij të mëparshme ylli i mesfushës së madrilenëve kishte thënë që nëse e ndjenë që mund ta ndihmojë ekipin e tij edhe pas përfundimit të kontratës atëherë do ta vazhdojë atë.

Megjithatë, 33 vjeçari ende nuk ka marrë një vendim final, por së fundmi tha që do të njoftojë së shpejti.

“Unë jam duke menduar për rinovimin, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me klubin, vendimi im nuk do të zgjasë shumë, do t’i njoftoj të gjithë shumë shpejt”, ishin fjalët e Kroos.

Kujtojmë që mbrëmë u bë lojtari më i dekoruar me Kupën e Botës për klube, pasi Reali e fitoi ndaj AL Hilal (5:3)./Lajmi.net/