Krasniqi: Dikur kam financuar vetë strukturat e LVV-së për ofendime dhe linçime në rrjete sociale

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka thënë se sa ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë financues i “burimit të së keqes”. “Mi dal përballë të keqes që na nuk e shohim. Ajo e keqja nën tokë është më e madhe se mbi tokë ndonjëherë. Këtu ofendimet që bëhen në internet janë burim i…

Lajme

13/04/2026 22:30

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka thënë se sa ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë financues i “burimit të së keqes”.

“Mi dal përballë të keqes që na nuk e shohim. Ajo e keqja nën tokë është më e madhe se mbi tokë ndonjëherë. Këtu ofendimet që bëhen në internet janë burim i Vetëvendosjes. Unë jam kanë aty, unë i kam financu”, ka thënë Krasniqi.

“Kur është kriju qekjo struktura e Vetëvendosjes për ofendime, fyemje, linçime në rrjetet sociale, online, unë jam kanë kontribuuesi më i madh i asaj pune. Ia kam sjell krejt kompjuterat, jav kom ble dhe jav kom kriju atë sobën/dhomën e madhe ku janë ulë me dhjetëra njerëz të ri me kapak pare a ku me ditë edhe kanë fillu këto ofendimet, kanë fillu me i fy njerëzit mbi baza personale se ata ‘koka e Vetëvendosjes’ e ka ditë se shqiptarët janë shumë të ndjeshëm ndaj asaj pune. Unë e kam kriju atë. Unë nuk e kam kriju si ide, e kam mbështet financiarisht. Kur mua më ofendojnë ndiej njëfarë çlirimi personal”, ka thënë ai.

Më tej, Krasniqi është shprehur se ideator i këtij mekanizmi për linçim ka qenë kryesisht grupi i Shqipërisë.

“Kryesisht grupi i Shqipërisë, Dejona, ai flokëqi Hoxha (Elvis Hoxha), Bojkeni, këta kanë qenë si ideatorët. E kanë ditë se çfarë peshe ka me pas, çfarë ndikimi ka me pas në publik kjo formë agresive”, ka thënë ai.