Kosova përfshihet zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën

Kosova është përfshirë zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Gazën. Për përfshirjen e Kosovës në këtë forcë ka njoftuar edhe “Board of Peace”, duke bërë të ditur se në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, përfaqësues të Republikës së Kosovës, “Board of Peace” dhe ISF-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës. Sipas “Board…

Lajme

07/09/2026 16:45

Kosova është përfshirë zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Gazën.

Për përfshirjen e Kosovës në këtë forcë ka njoftuar edhe “Board of Peace”, duke bërë të ditur se në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, përfaqësues të Republikës së Kosovës, “Board of Peace” dhe ISF-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës.

Sipas “Board of Peace”, Kosova do të ofrojë mbështetje për misionin që synon zbatimin e Planit 20-Pikësh të Paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Për përfshirjen e Kosovës në këtë mision ka njoftuar më herët edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /Lajmi.net/