Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë lidhur me kontrollet që kanë bërë të premten në disa komuna në veri të vendit. Policia njofton se rasti ka të bëjë me falsifikim të dokumentit, gjersa kontrollet janë bërë në veri të Mitrovicës, në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok të premten në…

Lajme

22/02/2025 09:17

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë lidhur me kontrollet që kanë bërë të premten në disa komuna në veri të vendit.

Policia njofton se rasti ka të bëjë me falsifikim të dokumentit, gjersa kontrollet janë bërë në veri të Mitrovicës, në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok të premten në ora 09:00.

“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.