Konjufca: Serbia e gatshme të shtyj planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën në luftën me Rusinë. Ai ka thënë se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime, njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron…

Lajme

24/02/2024 22:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën në luftën me Rusinë.

Ai ka thënë se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime, njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron nënshtrim, pushtim, shfrytëzim dhe krime kundër njerëzimit.

“Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka shtuar se Rusia ka bërë çmos të pushtoj Ukrainën ndërsa Serbia është e gatshme të shtyj planet e Putinit edhe në Evropë.

“Në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqëndrim, luftë dhe përçarje. Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë”, ka shkruar ai.

Konjufca ka kërkuar liri për Ukrainën dhe popullin e saj. /Lajmi.net/