Kombëtarja e Kosovës në hendboll pjesë e Marshit madhështor për Drejtësi
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës morën pjesë në Marshin për Drejtësi. Marshi madhështor që po mbahet në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së, i janë bashkuar edhe kombëtarja e Kosovës në hendboll, transmeton lajmi.net. Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë…
Sport
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës morën pjesë në Marshin për Drejtësi.
Marshi madhështor që po mbahet në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së, i janë bashkuar edhe kombëtarja e Kosovës në hendboll, transmeton lajmi.net.
Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë e Marshit, në mesin e tyre edhe shumë sportistë.
Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar të dielën për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Botëror, ndaj Polonisë.
Ndeshje si këto me Poloninë do të ishin të pamundura për Kombëtaren e Kosovës pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Lajmi.net/