Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqipëri

Një polic i moshës 20-vjeçare është plagosur sot në Berat dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Traumat për trajtim mjekësor. Abcnews.al bën të ditur se polici Arsen Toska po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe po i kryhen të gjitha ekzaminimet, ndërsa mjekët thonë se ai ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën. Policia…

Lajme

18/05/2026 23:50

Një polic i moshës 20-vjeçare është plagosur sot në Berat dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Traumat për trajtim mjekësor.

Abcnews.al bën të ditur se polici Arsen Toska po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe po i kryhen të gjitha ekzaminimet, ndërsa mjekët thonë se ai ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, një 45-vjeçar, i cili është konfliktuar me punonjësin e policies, ku gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur.