“Këto vite ishin të vështira për ne, faleminderit secilit që na qëndroi pranë” – Endrit Thaçi shkruan pas deklaratave përfundimtare në Hagë
Që nga data 9 shkurt e deri dje më 19 shkurt, janë thënë deklaratat përmbyllëse në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Gjatë këtyre ditëve, fjalët e tyre i kanë thënë Prokuroria e Specializuar, mbrojtja dhe në ditën e fundit, dje i kanë thënë edhe çlirimtarët. Në lidhje me këtë, ka reaguar djali i…
Lajme
Që nga data 9 shkurt e deri dje më 19 shkurt, janë thënë deklaratat përmbyllëse në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Gjatë këtyre ditëve, fjalët e tyre i kanë thënë Prokuroria e Specializuar, mbrojtja dhe në ditën e fundit, dje i kanë thënë edhe çlirimtarët.
Në lidhje me këtë, ka reaguar djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.
“FALEMINDERIT! Këto vite ishin të vështira për familjen tonë. Faleminderit secilit që na qëndroi pranë: miqve, qytetarëve, institucioneve, avokatëve dhe mediave që nuk heshtën. Respekt pa fund!”, ka shkruar Endrit Thaçi.
