Katër të mitur rrahen mes vete në Obiliq, njëri pësoi lëndime të rënda nga therja me thikë – Një i dyshuar është dërguar në mbajtje

Katër të dyshuar, të gjithë të mitur janë rrahur mes vete dje rreth orës 19:45 në Obiliq. Njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë, dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. “Obiliq 29.06.2025-19:45.Raportohet se…

Lajme

30/06/2025 09:59

Katër të dyshuar, të gjithë të mitur janë rrahur mes vete dje rreth orës 19:45 në Obiliq.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë, dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 29.06.2025-19:45.Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/