Jetmiri thotë se ndihet i kërcënuar nga Egla: Ose unë ose kjo brenda këtij programi

Gjatë kësaj jave ‘Big Brother VIP Albania’ është karakterizuar më shumë debate dhe përplasje të shumta në mes Eglës dhe Jetmirit. Sipas Jetmirit, Egla e ka kërcënuar se po të ishin jashtë ajo do t’ia kishte numëruar dhembët, shkruan lajmi.net. Dy konkurrentet sonte në prajm banorët janë munduar të sqarohen. Egla ka thënë që “Jetmiri…

ShowBiz

16/04/2024 21:35

Gjatë kësaj jave ‘Big Brother VIP Albania’ është karakterizuar më shumë debate dhe përplasje të shumta në mes Eglës dhe Jetmirit.

Sipas Jetmirit, Egla e ka kërcënuar se po të ishin jashtë ajo do t’ia kishte numëruar dhembët, shkruan lajmi.net.

Dy konkurrentet sonte në prajm banorët janë munduar të sqarohen.

Egla ka thënë që “Jetmiri ka një ngërç në bisedë më mua, është duke u përpjekur më shpirt për të marrë vëmendje”.

“Unë nuk kam me Jemirin ndonjë marrëdhënie, që kur më ka hequr jorganin”, është shprehur Egla.

Edhe Jetmiri ka dhënë mendimet e veta për këtë situatë.

Jetmiri ka sqaruar se pse ka thënë “ose unë ose kjo brenda këtij programi”.

Ai ka thënë që Egla gjatë gjithë kohës vetëm ofendon dhe ka sjellje çnjerëzore.

Jetmiri ka thënë që shteti duhet të reagojë kur përdoret gjuhë agresive dhe shkelet liria e individit./Lajmi.net/

YouTube player