Institucionet e Kosovës nesër në Kalludër, në Ditën Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë
Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës do ta vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aktiviteti do të mbahet nesër në ora 12:00. Në këtë vizitë do të marrin pjesë Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës,…
Lajme
Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës do ta vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aktiviteti do të mbahet nesër në ora 12:00.
Në këtë vizitë do të marrin pjesë Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur.
Aktiviteti organizohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen për familjet që prej më shumë se dy dekadash vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e të dashurve të tyre.
“Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vizita në Kalludër vjen në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. /Lajmi.net/