Imri Ahmeti s’e gjen emrin në listën e votuesve

Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti ka kryer obligimin e tij si qytetar, dhe ka hedhur votën e tij. Ahmeti së bashku me familje, votoi në shkollën fillore “7 Marsi” në Poturovc. Mirëpo emri i Imri Ahmetit dhe bashkëshortes së tij nuk është gjetur në listën e votueseve. “Është rasti i parë, që 25 vjet…

Lajme

12/10/2025 10:20

Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti ka kryer obligimin e tij si qytetar, dhe ka hedhur votën e tij.

Ahmeti së bashku me familje, votoi në shkollën fillore “7 Marsi” në Poturovc.

Mirëpo emri i Imri Ahmetit dhe bashkëshortes së tij nuk është gjetur në listën e votueseve.

“Është rasti i parë, që 25 vjet votoj këtu”, u shpreh Ahmeti.