Hoxha: Kriteri bazë për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata për armëmbajtje pa leje është rreziku i ikjes nga vendi
Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë lidhur me arrestimin e peligrinazhëve në Gjakovë deklaroi se për kryerësit e veprës penale “armëmbajtje pa leje” mund të kërkohet masa e paraburgimit. Hoxha shtoi se ka disa specifika, sidomos tek arrestimi i peligrinazhëve është gjetja e fotografive që ndërlidhen me pjesëtarët e vdekur të grupit të Radoiçiqit në sulmin…

Lajme
Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë lidhur me arrestimin e peligrinazhëve në Gjakovë deklaroi se për kryerësit e veprës penale “armëmbajtje pa leje” mund të kërkohet masa e paraburgimit.
Hoxha shtoi se ka disa specifika, sidomos tek arrestimi i peligrinazhëve është gjetja e fotografive që ndërlidhen me pjesëtarët e vdekur të grupit të Radoiçiqit në sulmin terrorist me 24 shtator 2023 në Banjkë.
Hoxha shtoi se Gjykata e merr të mirëqenë vendimin për masën e paraburgimit si “kriter bazë është rreziku i ikjes nga vendi.
“Janë disa kritere ligjore bazë së cilave Prokuroria kërkon masën e paraburgimit apo ndonjër՞n nga 8 masat për sigurimin e të pandehurit në procedurë. Dhe parimisht secila vepër penale, mosprania apo mossiguria e prokurorit për sigurimin e të pandehurit, prokuroria ka të drejtë ta kërkojë nga Gjykata. Gjykata dëgjon mbrojtjen dhe akuzën dhe do të vlerësojë peshën e argumentit. Për armëmbajtje pa leje mund të kërkohet masa e paraburgimit, shto specifikave se tek të dyshuarit janë gjendur fotografi të pjesëtarëve të grupit të Radoiçiqit. Pasi që janë pjesë e organeve të sigurisë së Serbisë, mund të kenë qenë duke identifikuar objekte, caqe etj. Edhe mozaiku i së kaluarës, edhe pjesëtarët e Radoiçiqit, këta janë gjendur pothuajse jo një lidhje direkte por qoftë lidhje familjare me pjesëmarrësit në grup apo ish zyrtarët serb, apo edhe personat që kanë spiunuar NATO gjatë bombardimeve. Këto kritere janë të mjaftueshme për masën e ndalimit. Kriter bazë është rreziku i ikjes nga vendi, Gjykata e merr si të mirëqenë”, tha Hoxha.
Hoxha tha se shteti i Serbisë deri më tani nuk “na ka marrë seriozisht” lidhur me çështjet e sigurisë dhe me “seminaret e tilla” mund të mposhtë Kosovën. Reagimi i Vuçiqit, Hoxha tha se Serbia nuk ka hjekur dorë për destabilizimin e vendit por edhe mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë në nivelin ku nuk mund të “i hidhesh hiri syve me taktikat e shekullit 19”.
Ai shtoi se duhet të ketë edhe kujdes të shtuar i mekanizmave të sigurisë publike.
“Duhet kujdes të shtuar i mekanizmave të sigurisë publike. Përpos prononcimeve publike le të flasin edhe provat e argumentohet. Pasi që edhe faktori ndërkombëtarët do të interesohet dhe do ta ndjekë këtë hetim. Duhet të dalim serioz në bazë të detyrës kushtetuese të argumentimit të akuzës nëse vërtetohet dhe për ti bindur që nuk kemi arrestuar peligrinë por të dyshuar të një procesi ligjor”, deklaroi Hoxha.
Fatmir Çollaku, profesor i kriminalistikës ka deklaruar lidhur me arrestimin e 16 peligrinazhëve në Gjakovë, ditën e diel ku sot 5 prej tyre kanë dalë para trupit gjykues dhe aktualisht gjenden në masën e ndalimit. Çollaku në “Five” të Dukagjinit u shpreh se provat e gjetura tek të dyshuarit dërgojnë edhe tek vepra penale “nxitje të urrejtjes”.
“Zyrtarisht kanë qenë në peligrinazh, për me vizitu Gjakovën, disa vende të rëndësishme në aspektin fetar. Fakti që nuk ka pasur ftesë për prezencën e tyre apo informatë për pranueshmërinë e tyre aty, vetvetiu kjo rrethanë është si indikative. Në kontekstin e sigurisë, bëhet fjalë për prezencën të strukturave aktive të sigurisë së Serbisë, dhe dihet mirë fakti të ngjarjeve të fundit. Mjafton me ditë se ata kanë qenë si strukturë legale dhe aktive e sigurisë. Petku i peligrinazhit, tashmë janë dëshmuar si rrethanë, serbët, strukturat serbe kriminale dhe terroriste, paralele me elemente të karakterit fetar janë përpjekur dhe në një masë të caktuar herë-herë kanë realizuar përpjekjet për destabilizim të vendit, për ti fryer situatës për përshkallëzimin e vendit.
Përhapja e frikës dhe pasigurisë për qytetarët lojalë të kosovës , nga përkatësia serbe kanë qenë të trysnuar të japin dorëheqje nga postet e tyre Të dyshuarit dyshohen se kanë pasur qëllime dhe detyra caktuara në funksion të destabilizimit të Kosovës. Provat materiale si hartat, fotografitë dhe konografia ka qenë bazë për nxitje të urrejtjes. Ka pasur bazë edhe për veprën penale nxitje e urrejtjes”, deklaroi Çollaku.