Haxhiu kërkon drejtësi për të rënët në Abri dhe Milloshevë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot të rënët në Abri të Epërme dhe në Milloshevë, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe ruajtjen e kujtesës historike për krimet e luftës. Në 27-vjetorin e ngjarjeve tragjike të 30 marsit 1999 në Abri të Epërme, Haxhiu nderoi viktimat e familjes Mulliqi, ku u vranë…

Lajme

30/03/2026 22:38

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot të rënët në Abri të Epërme dhe në Milloshevë, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe ruajtjen e kujtesës historike për krimet e luftës.

Në 27-vjetorin e ngjarjeve tragjike të 30 marsit 1999 në Abri të Epërme, Haxhiu nderoi viktimat e familjes Mulliqi, ku u vranë tetë persona, prej tyre katër fëmijë. Ajo theksoi se mungesa e ndjekjes penale dhe e dënimit për këto krime mbetet një nga boshllëqet më të mëdha të drejtësisë. Sipas saj, kjo plagë duhet kujtuar me respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë të rënët për lirinë e vendit.