Hargreaves takon Haxhiun, flasin për zgjedhjen e Presidentit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ai e ka përgëzuar atë për zgjedhjen e saj. “Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presim me padurim bashkëpunim të…

Lajme

23/02/2026 11:50

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ai e ka përgëzuar atë për zgjedhjen e saj.

“Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presim me padurim bashkëpunim të ngushtë midis Parlamenteve të Kosovës dhe Britanisë”, ka shkruar Hargreaves. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: