Haradinaj takohet me Sorensenin: E njoftova për qëndrimin e AAK-së, për të dhënë kontribut në formimin sa më të shpejtë të institucioneve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Ai ka thënë se në takim e ka çmuar rolin e tij dhe të BE-së, duke theksuar rëndësinë e partneritetit BE-SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe rajon. “E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ai ka thënë se në takim e ka çmuar rolin e tij dhe të BE-së, duke theksuar rëndësinë e partneritetit BE-SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe rajon.
“E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Sorensen sot ka qëndruar në Prishtinë, ku ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, Presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: