Gjykata në Prishtinë vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.12.2014 për vazhdimin e…

Lajme

08/01/2025 15:53

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.12.2014 për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 27.12.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi për lajmi.net. 

Sipas Dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.