Gjykata merr vendim: Arrest shtëpiak për Hekuran Nikçin dhe Naim Shalakun
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku. Lajmin për caktimin e masës sY=ë paraburgimit ndaj Hekuran Nikçit, e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koci. Ai ka thënë…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku.
Lajmin për caktimin e masës sY=ë paraburgimit ndaj Hekuran Nikçit, e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koci.
Ai ka thënë se Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, por që sipas tij ky vendim nuk e adreson në tërësi padrejtësinë e procedurës ndaj tij.
Komunikata e plotë e avokatit Koci:
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj klientit tim, z. Hekuran Nikçi, dhe ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.
Megjithatë, ky vendim nuk e adreson në tërësi padrejtësinë e procedurës ndaj tij, pasi ai po ndiqet për një çështje administrative, ku palë janë Ministria e Financave dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Hetimi ka filluar para vetëm 20 ditësh, por mënyra e ngutshme dhe e paarsyeshme e ndalimit të tij ka sjellë një sërë lëshimesh serioze nga ana e Prokurorisë.
Në ditën e ndalimit, Kryeinspektori ka qenë nën mbikëqyrjen e Policisë, nuk është lejuar të marrë pjesë në një takim zyrtar të caktuar më herët dhe i është ndaluar përdorimi i telefonit.
Sipas deklarimeve të tij, liria e lëvizjes i është kufizuar që nga ora 09:00, ndërkohë që në dokumentacionin zyrtar figuron se ai është ndaluar në ora 10:30.
Mbetet e paqartë me çfarë vendimi është justifikuar kufizimi i paligjshëm i lirisë së tij për 1 orë e 30 minuta?
Gjithashtu, në kërkesën për paraburgim, vetë Prokuroria ka pohuar se palës së dëmtuar nuk i është mundësuar ankesa, për shkak se në vendimin administrativ nuk ishte i paraparë mjeti juridik.
Një lëshim i tillë është përgjegjësi e sektorit juridik të institucionit përkatës, dhe jo e Kryeinspektorit.
Për më tepër, pala e dëmtuar tashmë ka ushtruar ankesën, çka e bën tërësisht të pabazë pretendimin e Prokurorisë për dëmtim procedural.
Në praktikën gjyqësore në Kosovë, ka pasur shumë raste me lëshime të ngjashme dhe asnjëherë nuk është aplikuar një trajtim kaq ekstrem.
Kjo ngre një pikëpyetje serioze: pse Prokuroria ka vepruar me kaq ngut dhe me një qasje kaq të ashpër në një rast që qartazi ka karakter administrativ?
Për lëshimet tjera procedurale që kanë ndodhur në këtë rast, do të ushtroj ankesë në afatin e paraparë ligjor.
Ky nuk është thjesht një rast individual – është një precedent i rrezikshëm që cenon të drejtat procedurale dhe sigurinë juridike.
Një qasje e tillë nuk duhet të tolerohet!