Gjithçka e kryer: Bissouma po i përfundon testet mjekësore te Tottenham
Tashmë gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur sa i përket kalimit të Yves Bissoumas te Tottenham Hotspur.
Sport
Lojtari ka përfunduar të gjitha procedurat paraprake me Spurs, ndërsa kanë mbetur vetëm testet mjekësore të cilat po kryhen aktualisht.
Marrëveshja pritet të finalizohet për shumën e 30 milionë eurove, transmeton lajmi.net.
25-vjeçari pati një periudhë shumë të mirë me Brightonin, duke qenë krucial për skuadrën e tij.
Në këtë garë, londinezët mposhtën komshinjtë nga i njëjti qytet, Arsenalin. /Lajmi.net/