E quditshme, gjyqtari serb i Kushtetueses, Laban deklaron dy banesa me vlerë nga 1 euro – Bashkëshortja e tij punon në Ministrinë e Arsimit të Serbisë
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, ka deklaruar pasurinë e tij, ku përveç kursimeve të konsiderueshme në banka, bie në sy edhe vlerësimi simbolik i pasurive të paluajtshme. Sipas deklarimit, ai ka raportuar një banesë prej 78 metra katrorë në përdorim afatgjatë për 99 vite, me vlerë të shënuar prej vetëm 1 euro.…
Lajme
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, ka deklaruar pasurinë e tij, ku përveç kursimeve të konsiderueshme në banka, bie në sy edhe vlerësimi simbolik i pasurive të paluajtshme.
Sipas deklarimit, ai ka raportuar një banesë prej 78 metra katrorë në përdorim afatgjatë për 99 vite, me vlerë të shënuar prej vetëm 1 euro. Një tjetër banesë prej 128 metra katrorë, e përdorur nga bashkëshortja me kontratë të përkohshme dyvjeçare, po ashtu figuron me vlerë 1 euro.
Në pjesën financiare, Laban ka deklaruar mbi 121 mijë euro në llogari bankare në emër të tij dhe 50 mijë euro në emër të bashkëshortes, si dhe 9,500 euro para të gatshme. Sipas dokumentit, këto mjete burojnë nga shitja e një banese në Kraljevo dhe kursimet nga paga.

Deklarimi përfshin edhe një veturë të tipit Volkswagen në pronësi të bashkëshortes, me vlerë rreth 5 mijë euro.

Ai ka deklaruar gjithashtu edhe 40 mijë e 364 euro pagë vjetore, ndërsa për bashkëshorten e tij ka deklaruar se punon në Ministri të Arsimit të Serbisë dhe merr pagë vjetore 16 mijë euro.

Në dokument nuk janë raportuar detyrime financiare, aksione në kompani apo donacione për parti politike.
Radomir Laban është në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese që nga 9 gushti 2018.
Deklarimi i plotë në gjuhën serbe: