E kryer, Pochettino trajneri më i ri i Chelsea

Mauricio Pochettino do jetë trajneri më i ri i Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjellë lajmi.net. Sipas italianit, Mauricio Pochettino më në fund ka nënshkruar kontratën si trajner i ri i Chelseat pas marrëveshjes verbale të arritur 2 javë më parë. Deklarata zyrtare gati, ai do të fillojë…

Sport

28/05/2023 14:30

Mauricio Pochettino do jetë trajneri më i ri i Chelsea.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjellë lajmi.net.

Sipas italianit, Mauricio Pochettino më në fund ka nënshkruar kontratën si trajner i ri i Chelseat pas marrëveshjes verbale të arritur 2 javë më parë.

Deklarata zyrtare gati, ai do të fillojë punën e tij si trajner i ‘Bluve’ javën e ardhshme.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

51-vjeçari do të pasojë Frank Lampardin në ‘Stamford Bridge’ pasi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Chelseat mori drejtimin e skuadrës përkohësisht deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Graham Potter ./Lajmi.net/