Dy vetaksidente në Mitrovicë e Lipjan, dy persona në gjendje të rëndë
Dy aksidente trafiku- vetaksidente, kanë ndodhur mbrëmjën e sotshme në Lipjan e Mitrovicë ku dy shoferët e automjeteve janë në gjendje të rënde . Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. “Rreth ores 21:15 në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në Babush-Lipjan në kilometrin e 11-të është shkaktuar një aksident trafiku (vetëaksident)…
Lajme
Dy aksidente trafiku- vetaksidente, kanë ndodhur mbrëmjën e sotshme në Lipjan e Mitrovicë ku dy shoferët e automjeteve janë në gjendje të rënde .
Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Rreth ores 21:15 në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në Babush-Lipjan në kilometrin e 11-të është shkaktuar një aksident trafiku (vetëaksident) ku është i përfshirë një automjet. Sipas informatave të para shoferja e automjetit ka marr lendime serioze. Në lokacionin e aksidentit kanë dale njësitet policore për kontrollë në autostrada, autoambulanca dhe zjarrfikësit.” ka thënë Hoxha.
Hetimet lidhur me shkaktarët e këtij rasti janë po vazhdojnë.
Tutje Hoxha ka konfirmuar edhe një rast të vetëaksidentit në Mitrovicë të jugut.
“Poashtu vetëm 30 minuta më vonë nga ekipet policore në teren kemi pranuar edhe një informat tjetër se një vetaksident tjeter është shkaktuar edhe në rajonin e Mitrovicës jugu dhe nga ekipet e terenit raportohet që shoferi i automjetit poashtu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore si pasojë e lendimeve të marra.” ka thënë Hoxha./Lajmi.net/