Dy orë pritje në Dheun e Bardhë, fluks i madh në hyrje të Kosovës
Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë, ku qytetarët po përballen me pritje deri në dy orë për të kaluar kufirin. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje është krijuar kolonë prej rreth 100 metrash, ndërsa në dalje nga Kosova kolona arrin në 80 metra. Megjithatë, dalja nga…
Lajme
Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë, ku qytetarët po përballen me pritje deri në dy orë për të kaluar kufirin.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje është krijuar kolonë prej rreth 100 metrash, ndërsa në dalje nga Kosova kolona arrin në 80 metra. Megjithatë, dalja nga vendi realizohet për rreth 10 minuta.
Pritje më të gjata janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë, ndërsa në Han të Elezit hyrja zgjat rreth 30 minuta, me kolonë prej afërsisht 250 metrash.
Në pikën kufitare Kullë, qytetarët presin vetëm 5 deri në 10 minuta, pavarësisht kolonës prej rreth 150 metrash. Situatë më e qetë paraqitet edhe në Vërmicë, ku pritjet për hyrje janë po ashtu 5 deri në 10 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Merdarën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Mutivodën dhe Glloboqicën, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me kohë pritjeje nga 3 deri në 5 minuta. /Lajmi.net/
