Ngjarja e rëndë në Prishtinë, flet drejtori Emergjencës: Një person i lënduar nga arma e ftohtë po trajtohet në QKUK

Vëllai ka ther vëllain më thikë në qendër të Prishtinë ku njëri ka humbur jetën. I dyshuari për vrasjen e vëllait të tij po trajtohet në QKUK. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është stabile. “Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për…

Lajme

27/10/2024 22:29

Vëllai ka ther vëllain më thikë në qendër të Prishtinë ku njëri ka humbur jetën.

I dyshuari për vrasjen e vëllait të tij po trajtohet në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, ka thënë ai.

Siç raportohet në media, i dyshuari për vrasjen e vëllait është Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk janë deklaruar për rastin.