Dogana sekuestron 150 kg djath në pikën kufitare Vërmicë

Dogana e Kosovës, saktësisht njësitet antikontrabandë kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit Dogana ka gjetur një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, dhe sasia e djathit është rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes…

Lajme

04/07/2024 10:17

Dogana e Kosovës, saktësisht njësitet antikontrabandë kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë.

Gjatë kontrollit Dogana ka gjetur një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, dhe sasia e djathit është rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

3 korrik 2024 Mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit, vozitësi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, dhe pasi që ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrollit të detajuar.

Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë së vendit. /Lajmi.net/