Dogana njofton për një tjetër rast kontrabande me mallra

Dogana e Kosovës para pak minutash ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kapur një rast kontrabandimi me mallra, konkretisht mish edhi të freskët. “Njësia  e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga  Dogana  dhe  Policia Kosovës)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet …

Lajme

14/09/2024 17:23

Dogana e Kosovës para pak minutash ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kapur një rast kontrabandimi me mallra, konkretisht mish edhi të freskët.

“Njësia  e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga  Dogana  dhe  Policia Kosovës)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/mish edhi i fresket”, thuhet në njoftimin e doganës në Facebook.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:10 siç bëhet e ditur në njoftim.

“Ështē arrit tē identifikohet automjeti VË Tauran me targa vendore i dyshuar lidhur me rastin e me hershem te kontrabandimit te kafsheve”, thuhet tutje.

E në njoftim bëhet e ditur se drejtuesi i makinës që ka bërë transpotimin ka tentuar të shmanget por që ky i fundit është ndaluar.

“Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arrit tē ndalohet nē magjistralen Gjilan -Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeqar nga fsh.Novosellë-Kamenicë”./Lajmi.net