Digjet shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës, dikush hodhi koktej molotovi

Një shqiptari në veri të Mitrovicës i është hedhur në shtëpi koktej molotovi. Nga ky koktej molotovi i është djegur dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se dyshohet të kemi të bëjmë me zjarrvënie. “Rreth ores 00:30 patrulla Policore e cila ka qenë në…

Lajme

17/09/2024 09:29

Një shqiptari në veri të Mitrovicës i është hedhur në shtëpi koktej molotovi.

Nga ky koktej molotovi i është djegur dera e hyrjes së kësaj shtëpie.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se dyshohet të kemi të bëjmë me zjarrvënie.

“Rreth ores 00:30 patrulla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym në një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër policia ka vërejtur derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshuar apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, ka thënë Elshani për lajmi.net. /Lajmi.net/