Dehari thotë se do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët për të votuar hapur apo fshehur
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari njëherit edhe deputeti i VV-së, ka shkruar në lidhje me situatën që është krijuar në Kuvend duke mos u konstituuar ky i fundit. Dehari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra…

Lajme
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari njëherit edhe deputeti i VV-së, ka shkruar në lidhje me situatën që është krijuar në Kuvend duke mos u konstituuar ky i fundit.
Dehari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra e votimit në seancën konstituive duhet të jetë e hapur apo e fshehtë dhe se gjithashtu për seancën konstituive nuk vlejnë mocionet procedurale.
Sipas Deharit, neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.
“Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”, ka shkruar Dehari.
Ai ka thënë se si kryesues i Kuvendit të Kosovës ka propozuar votimin e fshehtë për t’u arritur konstituimi i Kuvendit, shkruan lajmi.net.
“Vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit. Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër. Refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin është refuzim për të realizuar votimin e fshehtë, pra refuzim për realizimin e një të drejte, që e garanton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Dehari në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: