Çfarë armatimi u gjet në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi e armatimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:55, kur gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë. Po ashtu, në…

Lajme

22/03/2026 10:24

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi e armatimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:55, kur gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë.

Po ashtu, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy uniforma të kamufluara si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim (EOD).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetime./kp