Caktohet një muaj paraburgim ndaj katër të arrestuarve në Skenderaj për krime lufte, njëri lirohet

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve. Të pandehurit janë G.T, R.K, S.T, N.T dhe P.T, dhe dyshohen për krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 dhe 22 i Kodit Penal të RSFJ, dhe nenet 31 dhe 153 te KPRK, në kundërshtim me nenin 3 dhe 4 Konventës se…

Lajme

03/03/2026 18:05

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve.

Të pandehurit janë G.T, R.K, S.T, N.T dhe P.T, dhe dyshohen për krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 dhe 22 i Kodit Penal të RSFJ, dhe nenet 31 dhe 153 te KPRK, në kundërshtim me nenin 3 dhe 4 Konventës se Gjenevës, nenet 4 dhe 5 të Protokollit 2 dhe Protokolleve Shtesë, duke vendosur sipas kërkesës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka njoftuar se pesë të lartpërmendurit do të jenë në paraburgim për një muaj, ndërsa ka njoftuar gjithashtu se kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë Civile për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.T., pasi nuk është vërtëtuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi të pandehurit posedojnë edhe pasaportë të Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ikin nga Kosova, po ashtu nëse të pandehurit gjenden në liri ekziston rrezik potencial se do të ndikojnë tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit. Gjykata vlerësoj se nëse të pandehurit gienden në liri, përveç faktit se mund të arratisen dhe do të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka njoftuar Gjykata. /Lajmi.net/