Bien në prangat e policisë tre persona në Fushë Kosovë, dy dyshohen për një seri vjedhjesh
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dy prej tyre dyshohen se kanë kryer një seri vjedhjesh në lokacione të ndryshme, ndërsa i treti dyshohet se ka pranuar sendet e vjedhura. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar pas hetimeve lidhur me rastet e vjedhjeve të ndodhura gjatë periudhës 23-29 qershor.…
Lajme
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dy prej tyre dyshohen se kanë kryer një seri vjedhjesh në lokacione të ndryshme, ndërsa i treti dyshohet se ka pranuar sendet e vjedhura.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar pas hetimeve lidhur me rastet e vjedhjeve të ndodhura gjatë periudhës 23-29 qershor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit për kryerjen e vjedhjeve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për pranimin e sendeve të vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë:
Fushë Kosovë 23-29.06.2026, NN. Janë arrestuar tre të dyshuar mashkuj kosovarë, pasi dy nga të dyshuarit kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa njëri nga të dyshuarit kishte pranuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/