Bie në ara vetura e policisë pasi u aksidentua me veturën që po barte një viktimë – 3 të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës ka bërë aksident me veturën që bënte transportin e viktimës. Kjo e gjitha erdhi pas një raportimi ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj. “Sot policia ju…

Lajme
Një veturë e Policisë së Kosovës ka bërë aksident me veturën që bënte transportin e viktimës.
Kjo e gjitha erdhi pas një raportimi ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë.
Për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, për lajmi.net. /Lajmi.net/