‘Balltatina show’ – Llapi shkund Dritën, Gjilani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Kanë përfunduar ndeshjet në kuadër të Superligës së Kosovës. Llapi mposhti në shtëpi Dritën me rezultat të thellë 4:1, Dukagjini mori një fitore minimale 1:0. Pjesa e parë në ndeshjen Llapi – Drita ishte tejet interesant, me pesë gola të shënuara. Ishin ekipi nga Podujeva që fillimisht kaluan në epërsi, pasi në minutën e 9`…

Sport

30/10/2022 16:03

Kanë përfunduar ndeshjet në kuadër të Superligës së Kosovës.

Llapi mposhti në shtëpi Dritën me rezultat të thellë 4:1, Dukagjini mori një fitore minimale 1:0.

Pjesa e parë në ndeshjen Llapi – Drita ishte tejet interesant, me pesë gola të shënuara.

Ishin ekipi nga Podujeva që fillimisht kaluan në epërsi, pasi në minutën e 9` shënoi Drilon Fazliu.

Por, Drita u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në minutën e 19`, me anë të Marco Simonovskit.

Pas golit të barazimit ndeshja vazhdoi me ritmin e njëjtë.

Me të dy skuadrat që kërkonin golin e avantazhit, e që llapjanët e arritën sërish.

Në minutën e 26` ishte Bianor Neto që çoi në 2:1 ndeshjen.

Ekipi e Tahir Batatinës pas epërsisë nuk po ndalej pasi shënuan edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 38` shënoi Kushtrim Shabani.

Kurse për 4:1 në pjesën e parë u përkujdes Francisco Rivera, pasi realizoi një gol të bukur.

Skuadra mysafire u munduan të ngushtojnë epërsinë në pjesën e parë, por nuk arritën.

Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje e mirë nga skuadrat, por gola nuk pat.

Pjesa e parë në takimin Gjilani – Dukagjini u mbyll pa gola.

Skuadra e Gjilanit ishte më kërkuese në ndeshje, por që nuk arritën të realizojnë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 82` me anë të Ramadanit.

Më fitoren e sotme Llapi shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë, Drita ka 30 në pozitën e parë.

Kurse, Gjilani ka 22 pikë në vendin e tretë, Dukagjini 12 në pozitën e tetë./Lajmi.net/