Avokati i Gazmend Muhaxherit jep detaje në lidhje me sulmin thotë se lidhet me punën e tij zyrtare

Avokati i kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi ka bërë të ditur se kryetari beson se arsyeja e sulmit të tij gjatë ditës së sotme, lidhet me punën e tij zyrtare. Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se sulmi ka qenë i befasishëm “Në cilësinë e avokatit të Kryetarit të Komunës së…

Lajme

26/10/2024 13:06

Avokati i kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi ka bërë të ditur se kryetari beson se arsyeja e sulmit të tij gjatë ditës së sotme, lidhet me punën e tij zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se sulmi ka qenë i befasishëm

“Në cilësinë e avokatit të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, njoftoj opinionin se sot rreth orës 8:40 në qytetin e Pejës në vendin e njohur si “Qendra Zejrare” pasi i njëjti kishte pirë kafe me një familjar të tij, në largim e sipër, kryetari Muhaxheri ishte sulmuar nga dy persona fillimisht të panjohur. Sulmi kishte qenë i befasishëm. Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhenë deklaratën në polici dhe se i njejti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare”, ka shkruar avokati në Facebook.

Sipas Kerveshit, gjendja e Muhaxherit është stabile,

“Gjendja e Kryetarit është stabile. Duke besuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës presim që sulmuesit të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar!”.ka shkruar tutje Kerveshi