Asociacioni i QPS-ve kërkon nga komunat rritje të stafit dhe zgjidhje të problemeve financiare

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale ka mbajtur sot një takim të Bordit të këtij asociacioni dhe kanë listuar disa kërkesa drejtuar komunave. Ata kanë kërkuar nga komunat shumëfishim të stafit profesional si dhe zgjidhje urgjente për financimin e qëndrueshëm të QPS-ve. Ata gjithashtu kanë kërkuar që Ministria e Drejtësisë të marrë veprime konkrete për…

Lajme

16/04/2024 22:22

Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale ka mbajtur sot një takim të Bordit të këtij asociacioni dhe kanë listuar disa kërkesa drejtuar komunave.

Ata kanë kërkuar nga komunat shumëfishim të stafit profesional si dhe zgjidhje urgjente për financimin e qëndrueshëm të QPS-ve.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që Ministria e Drejtësisë të marrë veprime konkrete për përcaktimin e standartit për numrin e profesionistëve të shërbimeve për kokë banori.

“Ministritë e linjës të fillojnë një bashkëpunim të mirfilltë me Komunat për përkrahjen e fuqizimin e mirfilltë të QPS-ve dhe investimet në infrastrukturë e logjistikë. Të fuqizohet pjesa e trajnimeve dhe mbështetje profesionale për profesionistët e QPS-ve”, ka shtuar Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale në listën e kërkesave. .

Postimi i plotë: