Arrestohet Fitim Doda i dyshuari për tentim vrasje në Kolovicë, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalimin e Fitim Dodës, një nga të dyshuarit për vrasje në tentativë që ka ndodhur me datë 26.03.2024 nërrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim…

Lajme

25/04/2024 09:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalimin e Fitim Dodës, një nga të dyshuarit për vrasje në tentativë që ka ndodhur me datë 26.03.2024 nërrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.
Para pak javësh Policia e Kosovës shpalli në kërkim Fitim Dodën dhe Arijan Sijarinën si të dyshuar për vrasje në tentativë.