OVL-UÇK reagon pas aktgjykimit të Apelit për Shalën: Po e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik

OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së kanë reaguar pasi Gjykata e Apelit në Hagë kanë ulur dënimin e Pjetër Shalës nga 18 vite burgim në 13 vite burgim. Këto organizata thonë se edhe pse dënimi është ulur, ata kanë pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe…

Lajme

14/07/2025 13:41

OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së kanë reaguar pasi Gjykata e Apelit në Hagë kanë ulur dënimin e Pjetër Shalës nga 18 vite burgim në 13 vite burgim.

Këto organizata thonë se edhe pse dënimi është ulur, ata kanë pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim.

“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme. UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht. Liria nuk gjykohet, ajo respektohet”, thuhet në këtë reagim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: