Ambasadori britanik pas takimeve me partitë: Shpresoj se Qeveria do të formohet shpejt

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimeve të ndara që zhvilloi këtë javë me liderët e partive në Kosovë, shpreson për formimin e shpejtë të qeverisë. Ai shpreson që qeveria e re do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt…

Lajme

20/02/2025 19:43

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimeve të ndara që zhvilloi këtë javë me liderët e partive në Kosovë, shpreson për formimin e shpejtë të qeverisë.

Ai shpreson që qeveria e re do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Postimi i tij i plotë:

Këtë javë kam zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike: kryeministrin Albin Kurti të Vetëvendosjes, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinaj të AAK-së.

Shpresoj që së shpejti të formohet një qeveri që do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

E ritheksova mbështetjen e Britanisë së Madhe për sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe besimin tonë në institucionet e saj demokratike.