Ambasada britaneze i bën thirrje Qeverisë së re të krijojë mjedis të lirë për gazetarët
Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada britaneze në Prishtinë ka shkruar riafirmuar angazhimin e hershëm të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Lirisë së Medias. Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, bën thirrje që qeveria e re e Kosovës të mbrojë dhe të ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke…

Lajme
Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada britaneze në Prishtinë ka shkruar riafirmuar angazhimin e hershëm të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Lirisë së Medias.
Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, bën thirrje që qeveria e re e Kosovës të mbrojë dhe të ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetësore.
Ndërkaq, shtojnë se një media e lirë është komponent thelbësor për një demokraci të shëndetshme.
“Një media e lirë dhe e pavarur është një komponent thelbësor i një demokracie të shëndetshme, që çon në stabilitet dhe prosperitet më të madh. Pa aftësinë për të shprehur dhe përhapur informacion faktik dhe mendim të lirë, nuk mund të ketë llogaridhënie dhe asnjë diskurs publik të informuar. Në të gjithë botën, ngacmimi i gazetarëve, veçanërisht gazetareve gra, mbetet një sfidë për raportimin e lirë dhe të drejtë”.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF gjatë dy viteve të fundit pas rezultateve të saj mbresëlënëse më parë. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetësore, dhe duke punuar me organizatat e medias dhe shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Medias”.