Altin Krasniqi i reagon Donika Gërvallës: Jo vetëm që e respekton deklaratën e Fatos Gecit, por edhe e dëshiron atë

Donika Gërvalla  ministre në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë. Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij. E deklarata e Gërvall]ës ka ngjallr reagime…

Lajme

20/05/2026 23:14

Donika Gërvalla  ministre në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.

E deklarata e Gërvall]ës ka ngjallr reagime të shumta. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe djali I Jakup Krasniqit, Altini.

Ai ka thënë se Donika jo vetëm që e respekton atë që thotë Faton Geci, por he e dëshiron atë që thotë ai.

Reagimi i plotë i tij:

Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.

Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.

Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.

Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.