Aksidentohet eskorta e Kryetarit të Kuvendit, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë. Në aksident është përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, merr vesh Paparaci. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë…

Lajme

27/09/2025 13:25

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë.

Në aksident është përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, merr vesh Paparaci.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore.

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore,” tha Veseli.

Sipas tij, si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar,” shtoi ai.

Në vendin e ngjarjes ndodhet njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke trajtuar rastin.